“Nuk janë të gjithë njësoj”/ Tabaku: Ka shumë njerëz të mirë në politikë, por…

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka dhënë një deklaratë për mediat nga qyteti i Shkodrës, ku ka theksuar se nuk janë të gjithë njësoj. Tabaku shprehet se i duhet dhënë mundësia një brezi të rinj politikanësh që të mos flasim përherë më të njëjtët emra politikanësh, me të njëjtat fytyra, me të njëjtat gjëra, me të njëjtat diskutime.

Reagimi

Unë e di që sot sfida më e madhe që ka politika është besueshmëria. Edhe t’i bëjmë njerëzit të besojnë se; me politikë gjërat ndryshojnë dhe që unë jam ndryshe, secili është ndryshe, se nuk janë të gjithë njësoj.

Arsyeja se përse të rinjtë po largohen është se nuk po shohin besimin tek qeveria, por nuk po e shohin as tek opozita. Sepse ndryshimi që ato prisnin vitin e kaluar në 25 Prill 2021  nuk ndodhi.

Dhe nuk presin që të ndodhë as tani afër. Dhe duhet ta kuptojmë se problemi është tek ne, tek politika si instrument për të ndryshuar gjërat, për t’i bërë më mirë gjërat, për të hequr atë besimin se kushdo që vjen është i korruptuar, kushdo që vjen sheh për interesin e vet.

Por unë besoj se secilit i duhet dhënë mundësia që të tregojë këtë. Sepse nuk mundet që të rrahe gjoksin dhe të thotë : jam unë i vetmi në Shqipëri që e kam këtë aftësi. Ka shumë njerëz të mirë në politikë.

Dhe unë nuk e jam e mendimit që ne jemi më të mirët dhe krahu tjetër janë të gjithë më të këqij.  Ka shumë  njerëz në politikë të mirë.

Por besoj se duhet dhënë mundësia që edhe një brezi të rinj politikanësh që të mos flasim përherë më të njëjtët emra politikanësh, me të njëjtat fytyra, me të njëjtat gjëra, me të njëjtat diskutime, Shqipëria e 2022-2023 me të njëjtat sfida si e 2023-it.

Kjo është fatkeqësia më e madhe. Prandaj nuk po përfundon ky tranzicioni. Sepse po përsërisim veten me të njëjtat gabime.

Zjarr Tv Ad