“Nuk na përfaqëson, është i Ramës”, PD distancohet nga Bode

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edmond Spaho, kreu i grupit parlamentar të PD-së nga foltorja e Kuvendit deklaroi sot se Ridvan Bode i zgjedhur mbrëmë në orët e vona, si anëtar në Bordit Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, nuk përfaqëson Partinë Demokratike, por Edi Ramën.

“Qëndrimi zyrtar i PD është bërë i qartë nga kryetari i saj që ne nuk pranojmë që kandidatura e PD ti propozojë mazhoranca. Ridvan Bode nuk është përfaqësues i PD, por i Edi Ramës. Nuk pranojmë që përfaqësuesit që duhet të propozojmë ne në institucione t’i propozoni ju. Referoju kushtetutës dhe rregullores Taulant. Rastet i ke të qarta nuk kalojnë tre kandidatura me 28 firma. Kalon një kandidat me 28 firma, po gjete një rast ti unë tërhiqem nga kjo”, u shpreh Spaho.

 

Zjarr Tv Ad