Nxënëset e shkollës turke “Mehmet Akif” marshim tek Kryeministria, reagon Rama: Protestoni kundër pronarëve që…

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës që po zhvillojnë paraditen e të hënës nxënëset e shkollës turke private ‘Mehmet Akif’.

Nxënëset pas protestës para Ministrisë së Arsimit,.kanë marshuar mes shiut drejt Kryemnistrisë. Nxënëet kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Evis Kushi.

Rama në reagimin e tij thotë se nxënëset duhet të protestojnë kundër pronarëve të shkollës që kanë shkelur ligjin.

Reagimi i Ramës

Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht!

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.

Zjarr Tv Ad