Nxënësit në Bradashesh para shkollës/ Pa ngrohje s’ka vota…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot, nxënësit janë rikthyer në bankat e shkollës, pas pushimeve të zgjatura për shkak të pandemisë.

Por, ndryeshe nga herët e tjera, fillimi i mësimit në Bradashesh, është pritur ndryshe nga nxënësit. Ata kanë refuzuar të futen në mësim, ndërsa së bashku me prindërit e tyre, kanë protestuar këtë të hënë për shkak se kjo godinë, sipas tyre, nuk plotëson kushtet bazike për të zhvilluar mësimin.

Gjithashtu, nxënësit janë shprehur se; ndër arsyet më kryesore të protestës, është mungesa e ngrohjes, por edhe elementëve të tjerë të infrastrukturës që mungojnë në këtë shkollë. “S’ka vota pa ngrohje”, ishte një nga sloganet që mbante në dorë një nxënëse.

Nxënësit dhe prindërit, kanë bërë të ditur se nuk do ta nisin mësimin, deri në plotësimin e këtyre kushteve.

Zjarr Tv Ad