Nxënësit u rikthyen në shkolla pas pushimeve, kërkesa e Ballës: Bashkëpunoni me policinë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë të hëne, nxënësit janë rikthyer në shkolla pas pushimeve të festave të fundvitit. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dalë me një apel në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla.

Balla ka kërkuar nga nxënësit dhe prindërit të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, me Oficerët e Sigurisë në shkolla, psikologët, punonjësit socialë, stafet pedagogjike, për të sinjalizuar çdo rast paligjshmërie që konstatojnë.

Postimi i plotë:

Policia e Shtetit kryen çdo ditë zbatimin e masave që ka në përgjegjësi

Duke ju uruar një vit të mbarë, me rezultate sa më të mira në mësime, i ftoj nxënësit dhe prindërit të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, me Oficerët e Sigurisë në shkolla, psikologët, punonjësit socialë, stafet pedagogjike, për të sinjalizuar çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, në mënyrë që të gjithë së bashku, të bëjmë më të mirën për sigurinë e tyre.

Zjarr Tv Ad