O drogaxhinj, ne nuk jemi hajdutë”, i humbi portofoli në protestë, Osmani: Sapo më mori në telefon policia dhe…

0
924
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreshnik Osmani, një prej folësve të Sali Berishës në protestën e 7 korrikut, denoncoi menjëherë pas përfundimit të saj, se i kishin vjedhur portofolin. Një ditë më pas, ai thotë se Policia e ka marrë në telefon për t’i thënë se portofolin e kanë dorëzuar dhe kjo tregon se demokratët s’janë hajdutë.

Policia e Shtetit sapo më telefonoi dhe më tregoi se portofoli im është tashmë në posedimin e tyre dhe më kërkuan të shkoj dhe ta marr. Qytetarët opozitarë që e kanë gjetur e kanë dorëzuar në Polici.  Të gjithë drogaxhinjtë port-haliste kalemxhinj, që kanë dashur të bëjnë pis festivalin e demokarcisë një natë më parë, duke ironizuar se populli opozitar vjedhin njëri-tjetrin, tashmë duhet të kafshojnë gishtërinjtë me të cilat shkruajnë në tastierë sepse ata qe e kane gjetur e kane dorezuar ne Polici!  Nje popull qe nuk e mban ne xhep dicka qe nuk eshte e tij, ne keto kohera sketerre qe jetojme, eshte plotesisht i gatshem per lirine. Faleminderit qytetarit, Faleminderit Policisë së Shtetit”, shkruan ai!

Zjarr Tv Ad