“O ushtar i Berishës, o koka e krimit”, Genc Rulit i ndodh e papritura, qytetari i bën “pritë” para dyerve të SPAK

0
783
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli ka dëshmuar sot në zyrat e hetuesve të SPAK për më shumë se një orë, lidhur me privatizimin e ish-Kompleksit Partizani. Por gjatë kohës që ai ka lënë zyrat e Prokurorisë së Posaçme një situatë e pakëndshme është regjistruar për ish-ministrin e Berishës.

Një qytetar, që ndodhej në ambientet e jashtme të SPAK, e akuzoi Rulin si “koka e krimit të Berishës”.

O hajduta, o hajduta, o ushtar të Sali Berishës. Ruli hajdut, koka e krimit është Ruli. Koka krimet të Sali Berishës”, u shpreh qytetari.

Një ditë më parë në SPAK ka dëshmuar edhe ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi, ku u pyete si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij.

Më herët për të njëjtën çështje ka dëshmuar në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Zjarr Tv Ad