OBSH u bën thirrje qytetarëve: Gjatë festave qëndroni në shtëpi…

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

OBSH, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të kenë shumë kujdes ndaj gjatë festive, sepse rreziku është më i madh për t’u infektuar.

Për të gjithë ata që i kanë mundësitë, le të qëndrojnë në shtëpi edhe për Krishtlindje.

“Situata vazhdon të jetë e rrezikshme. Ne sugjerojmë që; njerëzit të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi e të mos rrezikojnë.

Nuk duhet të rrezikoni jetën për festat e fundvitit. Kemi edhe muaj sakrifica përpara nesh”, ka sqaruar OBSH.

Situata nga pandemia, ka mbërthyer botën si kurrë më parë, ndërsa vlerësohet se turizmi ka rënë në nivel historik botëror, duke u kthyer pas në shifra, njësoj si më 1990.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, duke cituar ekspertë të njohur të shëndetësisë, kanë lajmëruar se kjo pandemic, do të mund të zgjasë disa muaj.

Sipas mediave të huaja, situata paraqet akoma rrezik në Europë, SHBA, por edhe në zona të tjera të globit.

Zjarr Tv Ad