Oerd Bylykbashi krah Berishës, mesazh për Bashën: Kutia e votimit të vendosë kush fiton…

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, është parë ditën e djeshme krah ish-kryeministrit Sali Berisha, në “Foltoren” që u mbajt në qytetin e Durrësit.

Në një intervistë në Euronews Albania, Bylykbashi u shpreh se vendimi i marrë nga Basha, nuk i ka bërë mirë PD-së, është në shkelje të statutit dhe mohon të drejtën e votës që ka anëtarësia. Në këtë kuptim ai sqaroi se pse e etiketonte situatën “me demokraci të largët” në një status të publikuar së fundmi në Facebook.

“Nuk gjykoj se është vendim që i ka bërë mirë PD-së,” – tha Bylykbashi, – “Mekanizmi një anëtar një votë i kryetarit nuk mund të jetë mohues i të drejtës së votës së anëtarëve”. “Është e rëndësishme që ne të kemi mundësi që të gjithë së bashku, kryetari dhe çdo anëtarë që të bashkohemi te i vetmi element që na bën bashkë, përveç statutit, Kutia e votimit nuk i përçan kurrë njerëzit, aty vlen pastaj rregulli i demokracisë, mazhoranca fiton” – theksoi ai më tej.

“Unë nuk jam analist, jam deputet i zgjedhur i Durrësit, isha aty edhe për të dëgjuar çfarë opsionesh ka që PD të dalë më e madhe, më e fortë, ku të gjithë ne të jemi bashkë, më pas i takon anëtarësisë të vendosë se çfarë do të bëhet,” – u shpreh deputeti demokrat.

“Uroj të mos kemi artifica jo-statutore që ta pengojë këtë energji,” – vijoi Bylykbashi duke nënkuptuar deklaratën e Bashës, i cili qe shprehur kategorik se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane./Euronews Albania.

Zjarr Tv Ad