U tha se ishte sëmurë, por Vuçiç gjen fuqi dhe pret Ursula von der Leyen, i edhe dhuron lule…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vizitës në Tiranë dhe Prishtinë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka udhëtuar drejt Beogradit.

Në aeroport Von der Leyen, është pritur nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili i ka dhuruar edhe një buqetë me lule, Presidentes së Komisionit Europian.

Për Vuçiç u tha se ishte sëmurë dhe kishte anuluar të gjithë takimet, por mesa duket ka gjetur forcën që të takohet me Von der Leyen.

Kujtojmë se Presidentja e Komisionit Europian, (KE) Ursula von der Leyen, mbërriti të martën në mëngjes, (28.09) në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanik në prag të Samitit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, (BE-BP) që do të zhvillohet më 6 Tetor në Slloveni, vendin që ka presidencën e radhës së BE.

Zjarr Tv Ad