OFL i kërkon burimin e pasurive, dy të dënuarve, banorë të Tiranës(EMRAT)

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dy të dënuarve, banorë të Tiranës: Flamur Lena dhe Gjelosh Vukzaj.

Flamur Lena, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe Gjelosh Vukzaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. ?

Zjarr Tv Ad