Ogerta Manastirliu zbulon se cilën vaksinë do të marrin mësuesit: Nuk rekomandohet te moshat e treta…

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka theksuar në Kuvend se; me ardhjen e dozave të vaksinave nga “AstraZeneca”, do të nisë vaksinimi i mësuesve, pasi kjo vaksinë nuk është e rekomandueshme për moshat e treta.

Sa i përket qarkullimit të varianteve të reja në vend, Ministrja është shprehur se; ka dyshime të forta, por ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Megjithatë, numri i lartë i infektimeve të ditëve të fundit, duket se ka shkak pikërisht mutacionet më agresive.

“Prezenca e varianteve të reja kushtëzon dhe masat e pandemisë. Ende nuk është verifikuar prezenca, por ne kemi dyshime se variantet e reja qarkullojnë dhe shpejtësia e përhapjes e bën të vështirë edhe kontrollin e pandemisë nëse nuk shoqërohet me bashkëpunimin e çdo qytetari.

Vaksinimi i popullatës është objektivi ynë i përbashkët. Po vaksinojmë çdo ditë dhe me ritëm. Sot kemi më shumë jetë të mbrojtura të mjekëve në spitale ndërkaq që vaksinimi i kombinuar për moshat +80 vjeç po vijon.

Sot jemi në pritje të sasisë së radhës të kontratës së Pfizer, ku do të vijnë 15.210 vaksina. Do të vijojë vaksinimi dhe presim nga instrumenti i Covax që të mbërrijnë 14,440 vaksina të AstraZeneca, me të cilat do të fillojmë kalendarin e vaksinimit duke pasur prioritet mësuesit, në mënyrë që të kemi ecuri të mirë të edukimit të fëmijëve dhe mbrojtjes së mësuesve”, ka thënë Ministrja Ogerta Manastirliu.

Zjarr Tv Ad