Oligarkët ikin me chartera në Turqi/ Presidenti Ilir Meta flet për pandeminë: Nëse s’do ishin oligarkët situata do ishte më ndryshe

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, ka folur për menaxhimin e pandemisë nga qeveria,  duke thënë se duhet ta kishin marrë me prioritet, duke nisur nga rritja e borxhit tek papunësia. Në konferencën para mediave, Presidenti nënkuptoi se; qeveria po i jep rëndësi 3-4 oligarkëve që marrin chartera, për të udhëtuar drejt Turqisë ku marrin dhe trajtim më të specializuar nga korona*virusi.

Ju e dini që bëra përpjekjet më të mira dhe opozita. Nëse do ishin bërë testimet që në atë kohë, nëse do ishin përdorur maskat dhe do ishin marrë masat paraprake edhe në banesa, jo vetëm në spitale dhe të ishin mbështetur me infrastrukturat tona, situata do të ishte më ndryshe.

Nuk mund të fajësoj qeverinë për pandeminë, por se në vend që të ketë prioritet pandeminë, qoftë në rritjen e borxhit, të ketë mbështetjen e biznesit të vogël, të mesëm, e atyre që kanë humbur vendet e punës, nuk mund të ketë kurrsesi 3-4 oligarkët që edhe ata vetë marrin charter e ikin në Turqi“, është shprehur Meta.

Zjarr Tv Ad