Donald Trump i është hakërryer Fox News: E harruan Patën e Artë/ Harruan çfarë i bëri të suksesshëm

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Media amerikane Fox News, ishte e para që deklaroi fitoren e Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale dhe duket se ky veprim, nuk është pritur aspak mirë nga Donald Trump. Me disa postime në Twitter, kërkon që t’i tregojë se “çfarë i bëri të suksesshëm, çfarë i çoi ata deri këtu”.

FoxNews, vlerësimet e ditës janë shkatërruar plotësisht. Akoma më keq ishte dita e fundjavës. Shumë i trishtuar që e pashë këtë të ndodhte, por ata harruan se çfarë i bëri ata të suksesshëm, çfarë i çoi atje. Ata harruan Patën e Artë. Dallimi më i madh midis Zgjedhjeve 2016 dhe 2020, ishte FoxNews“, ka shkruar Trump në një postim në Twitter, gjatë ditës së enjte.

Disa herë, ka deklaruar se nuk e pranon humbjen në zgjedhjet presidenciale, ku pret që të rinumërohen votat në disa shtete.

Kujtojmë se Fox, ishte një prej mediave që e deklaroi fitoren e Joe Biden në Arizonë, Pensilvani dhe Nevada, si dhe ka paralajmëruar lexuesit se; deklaratat e Trump për fitore, janë të rreme.

Zjarr Tv Ad