Robert Berisha mohoi lidhjen/ Xhesika kaq ka dashur që të shpërthente: Kam prova për t’ja shkatërruar jetën…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lidhja e shumëpërfolur mes Robert Berishës dhe Xhesika Kadiut, bëri bujë të madhe në media. Vetë Xhesika, ishte ajo që e bëri publike faktin se mes tyre, ka patur një romancë. Por Roberti i ftuar së fundmi në “Wake up”, e mohoi një gjë të tillë, duke u shprehur se; Xhesika “është vajzë e re dhe s’di ç’thotë”.

Ka mbetur vetëm një shoqëri shumë e mire mes nesh, kështu që nuk e di se çfarë ka dashur ajo të thotë, mua më kanë nxjerrë shumë herë nëpër intervista, ku më kanë provokuar, por s’ka pasur asgjë serioze.
S’ka asgjë mes nesh dhe shpresoj që asaj mos t’i bëhet problem se është gocë e re dhe nuk e mendon ajo atë punë, por Robi Plaket Kur Don Vetë, por me goca të reja nuk bën“, është shprehur Roberti.
Menjëherë pas kësaj deklarate të Robertit, Xhesika ka reaguar ashpër me disa postime në Instastory, ku është shprehur se; ka prova që do ja prishnin reputacionin dhe ajo e di sesi qëndron e vërteta.

Unë nuk kam folur në lidhje me këtë temë dhe as nuk dua. Por tani po ju premtoj të gjithëve, do flas shumë shpejt dhe gjithçka do jetë e qartë. Unë nuk kam folur sepse ndryshe nga ky njeri, unë nuk dua të prish reputacionin e askujt. Por kam prova të mjaftueshme për t’ja shkatërruar jetën, këtij personi dhe ende e mbaj gojën mbyllur. Mos luani me zjarr dhe prisni të mos digjeni.

Unë jam një vajzë shumë e zgjuar dhe e konsideroj shumë ofenduese, që ky person ka bërë që media së bashku me të gjithë të tjerë, të mendojnë për mua si vetëm modele. Unë jam shumë më tepër, sesa thjesht një fytyrë e bukur. Unë jam njeri, jo objekt. Nuk jam gënjeshtare dhe gjithmonë kam qenë e sinqertë me të gjithë ju. Kam dashur që jeta ime private të jetë private, por kjo është e pamundur kur vazhdimisht, e ke emrin tënd në gojën e njerëzve dhe shikojnë çdo lëvizje, vetëm për shkak të një marrëdhënieje të kaluar.

Nuk besoj se ja vlen ta përmend emrin e tij, por një gjë që nuk do ta lejoj kurrë, është që ky njeri, të më bëjë të dukem e çmendur dhe të thotë se kam gënjyer se isha në lidhje me të, që ai ta bëjë veten të duket mirë për publikun. Ky person mund ta mohojë sa të dojë, por unë e di se ku qëndron e vërteta. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe kjo është arsyeja pse flas shumë hapur.

Unë i dhashë fund kësaj lidhjeje, për shumë arsye dhe kurrë nuk kam qenë më e lumtur. Tani e tutje, do të doja të kisha përsëri privatësinë time dhe kjo është hera e fundit, që emri im të shoqërohet me këtë person”, ka thënë Xhesi.

Pas disa orëve, ajo i ka fshirë postimet dhe në disa statuse të tjera shkruan: “Lëre fare, as nuk ma ndjen të shpjegoj ndonjë gjë. Kështu është të jesh Peshore (shenjë horoskopi). Mendojmë se i detyrohemi të gjithëve një shpjegim, por në fakt jo”!.

Zjarr Tv Ad