Olsi Çekiçi s’pendohet në gjykatë: Një ditë do të ndodhte

0
226

Gjykata e Shkallës së Parë në Pogradec dha sot masën e sigurisë, “arrest me burg” për 44-vjecarin Olsi Çekiçi i njohur ndryshe si “Lorja”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak edhe të masave ndaj COVID-19.

Pas kësaj ngjarje makabre, Olsi Çekiçi është braktisur nga familjarët dhe të afërmit e tij, edhe gjatë seancës së sotme në sallë nuk ka patur familjarë të Olsi Cekicit, avokati mbrojtes i tij është Sokol Mihali, prokuror Gjergj Ceka, ndërsa gjyqtare Luljeta Kolonja.

Sipas burimeve, 44-vjeçari ishte i qetë dhe nuk ka shprehur pendesë. Ai ka dhënë para gjykatës të njejtat deklarime që dha edhe gjatë marrjes në pyetje nga policia pas arrestimit. Ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pohuar autorësinë e vrasjes së nënës dhe plagosjes me mjete te forta të të vëllait, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën, në momentin që 44-vjeçari po i priste kokën.

“Vëllai më goditi i pari, unë vrava nënën”, mësohet të ketë thënë në gjyq.

Gjatë deklarimeve të tij të mëparshme ai nuk ka shprehur pendesë, duke thënë se kjo gjë “një ditë do të ndodhte”.

Nga ana tjetër burime konfidenciale bëjnë të ditur se nëna e vajzës dhe ish bashkëshortja e Olsi Çekiçit, e cila jeton në Itali, kërkon të marrë kujdestarinë e vajzës së saj.

Olsi Çekiçi vuan nga probleme të shëndetit mendor e gjithashtu është përdorues i lëndëve narkotike.

Ështe një person me precedente të mëpareshëm penal, i cili ka qënë i burgosur në Itali për drogë dhe më pas ka vuajtur dënimin në burgun e Zaharisë.