Kreu i SPAK Arben Kraja tha se Call Centerat jane aktivitet kriminal i shtrirë në disa shtete.
Në konferencën për përmbylljen e operacionit ndaj Call Centerave, Kraja u bëri thirrje shtetasve shqiptarë të mos përfshihen në këto aktivitete që për momentin sjellin përfitim por kanë pasojë dënimin dhe ndëshkueshmërinë.
Kraja sqaroi se operacioni ndaj Call Centerave ishte një operacion që përfshinte disa shtete dhe që u krye pas një hetimi 1 vjeçar.
“Janë aktivitete kriminal të shtrirë në disa shtete. Të ndërgjegjshëm e të vendosur për të hetuar këto aktivitete, sepse mendojmë se janë të rrezikshme për të gjitha shtetet, për shoqërinë nga pasojat që sjelli dhe skemat e pastrimit të parave. U bëj thirrje shtetasve shqiptarë qoftë në nivel biznesi apo personash të punësuar, të mos përfshihen në këto aktivitete që për momentin sjellim përfitim por kanë pasojë dënimin dhe ndëshkueshmërinë”, tha Kraja.