Operacioni i koduar “Kulmi” i Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare me një skuadër të përbashkët investigative çoi në arrestimin e 37 personave mes Italisë e Shqipërisë, në sekuestrimin e 3 tonë e gjysëm drogë e të një pasurie me vlerë 4 milionë euro.27 persona janë arrestuar në Itali e 10 të tjerë në Shqipëri, 25 prej tyre janë në urdhër arresti me burg e 12 të tjerë në urdhër arresti shtëpiak. Hetimet nisën 3 vite më parë–Ky operacion i cili ka nisur hetimet nga marsi i 2017 deri në janar të 2019 zbardhi një trafik droge përmes Shqipërisë e rajonit Puglia në Itali në rrugë detare përmes skafeve e gomoneve oqeanike e në rrugë tokësore përmes automjeteve.Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CriminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust, çoi në arrestimin e 37 personave si përgjegjës të një trafiku ndërkombëtar droge.Bashkëpunëtorët e drejtësisë çmontuan rrjetin-Droga pasi mbërrinte nga Shqipëria në Puglia përmes korrierëve italianë trafikohej në të gjithë territorin italian. Një rol të rëndësishëm në zbardhjen e këtij trafiku ndërkombëtar droge kanë luajtur rrëfimet e dy trafikantëve shqiptarë të cilët kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë.Falë rrëfimeve të tyre është mundur të sekuestrohet në det në ujërat e Molfeta në provincën e Barit, një gomone me mbi 1 ton marijuanë e të arrestojnë 2 skafistë shqiptarë.Gjithashtu falë rrëfimeve të tyre janë sekuestruar rreth 700 kg marijuanë, municione për kallashnikov, dokumente, skeda telefonike etj, në një magazinë në komunën Savelletri të Barit.Gjatë hetimeve të operacionit është arrestuar në flagrancë në Sarandë një çift italian nga Bari me një kamper turistik me gjysmë tonë marijuanë që po udhëtonte nga Saranda duke kaluar në rrugë tokësore drejt Greqisë me destinacion Barin.Gjithashtu është arrestuar në flagrancë në rajonin e Bazilikatës një korrier italian që për llogari të këtij grupi trafikantësh transportonte 6 kg marijuanë si dhe dy gra shqiptare në komunën Bitonto të Barit me 2 kg marijuanë.Arrestohet polici bashkëpunëtor–Hetimet komplekse të operacionit si telefonike ashtu dhe ambientale çoi në arrestimin dhe të një punonjësi të forcave të rendit të policisë italiane, i cili ka bashkëpunuar në fabrikimin e dokumentave të identifikimit të falsifikuara dhe në përcjelljen e informacioneve të rezervuara nga Ministria e Brendshme italiane.Dokumentet e falsifikuara shërbenin për të trasportuar ilegalisht shtetas shqiptarë drejt Europës Veriore.Një rol të rëndësishëm në hetime luajti dhe ekzekutimi i operacionit të koduar “Shefi”, i cili më 14 mars 2018 çoi në arrestimin e 43 personave shqiptarë e italianë.Grupi nga Vlora dhe pasuritë kriminale–Bashkëpunimi i autoriteteve italiane e shqiptare çoi në identifikimin e një grupi kriminal me bazë në Vlorë, i cili kishte një rol kyç në këtë trafik ndërkombëtar droge.10 anëtarë të këtij grupi janë arrestuar në Vlorë e u është sekuestruar një pasuri me vlerë 4 milionë euro.U janë sekuestruar 15 apartamente, 7 atuomjete luksoze, 1 gomone të fuqishme e 1 truall toke./
Operacioni italo-shqiptar, sekuestrohen 40 mln euro drogë, 37 të arrestuar
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...