Policia e Vlorës dhe forcat FNSH-së nje ditë më parë ndërmorrën një aksion në qytetin bregdetar, pranë spitalit rajonal të qytetit të Vlorës.
Policia dha sot detaje mbi këtë operacion, gjatë të cilës u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike.
Fjithashtu uniformat blu bëjne me dije se është vënë në prangat e policisë Gjergji Petanit, vëllait të ish kryetarit të komunës së Shushicës, Luli Petani.
Në magazinën në katin e parë të banesës, gjatë kontrollit të ushtruar Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
- Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë
- 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol
- Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)
- Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.