Nis fluturimi i parë i ‘Air Albania’, Rama pret pasagjerët: Jemi këmba më e mbarë që mund të gjendej

0
239
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është nisur sot fluturimi i parë i ‘Air Albania’ drejt Stambollit.  E këtë fluturim të parë të testit të “Air Albania” e kanë bërë studentët dhe maturantët e ekselencës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Rinas për inaugurimin e linjës ajrore, ku ka pritur edhe pasagjerët e parë, në fjalën e tij u shpreh:

“Më vjen shumë mirë që këtë fluturim të parë të muajit të testit të Air Albania e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës. Është një fluturim simbolik ndërkohë që gjatë gjithë muajit do të jenë disa të tillë.

Aryseja se pse na shkoi mendja tek ju është sepse jeni fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe gjithë respektin, dhe njëkohësisht edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë dhe gjithçka.

Do thoni ju që atë që e bëni e veten për veten tuaj, kjo as nuk diskutohet që e bëni për veten, për prindërit por forca e shembullit tuaj është një kontribut i jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë. Erdha vetëm që të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur që jeni këmba më e mbarë që mund të gjendej në këtë vend për kompaninë tonë të flamurit.”

Studentët e ekselencës do të udhëtojnë drejt Stambollit me avionin qe mban emrin e poetit të madh, Lasgush Poradecit.

 

Zjarr Tv Ad