Operacioni “Vol-Vo 4”/ Lirohet nga burgu noteri Emanuel Gjura

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu noterin Emanuel Gjura, i cili u arrestua në kuadër të operacionit Vol-Vo 4.

Për Emanuel Gjurën është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Emanuel Gjura, akuzohet se ka kryer tjetërsimin e pronave përmes shitblerjeve fiktive.

Ai u arrestua në dhjetor të 2018 teksa po lëvizte me automjetin e tij në autostradën Lezhë-Laç, kur në momentin e ndalimit nuk i ka bërë rezistencë policisë.

Mega operacioni “Vol-Vo 4”, i shtrirë në 12 qytete të vendit, në muajin tetor çoi në pranga, 34 persona midis të cilëve edhe dy ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

 

Zjarr Tv Ad