Opinion- GANI MEHMETAJ: Kosova e mallkuar dhe Shami i shenjtëruar

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova është vend i mallkuar, ta braktisim sa më parë, flisnin pareshtur hoxhallarët në fëmijërinë time. Dhe këto biseda pastaj ua bartnin në xhami, në dreka morti a varrime.

Njerëzit rrinin të shushatur, të pikëlluar, nuk ishin të gatshëm ta braktisnin vendin, nuk kishin pse shkonin në tokën që s’dinin si është, edhe pse hoxhallarët ua përshkruanin parajsë ku rrjedh qumësht e mjaltë. Disa e kundërshtonin, shumica heshtnin, ndonjëri ia tumirte  Unë hapja sytë dhe ndiqja bisedën, ndërsa ata vazhdonin të tregonin fjalët e hoxhës: – aty ku nuk ka shkel këmba e Muhametit nuk është vend për myslimanë, u thoshin atyre që përndizeshin pas marrëzisë fetare. Krahas hoxhës vepronte terrori i policisë serbe që i gjymtonte shqiptarët me tortura.

Zjarr Tv Ad