Opozita kërkoi hetimin e Arta Markut, kryetari i KLP kthen përgjigje

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i ka kthyer përgjigje zyrtare opozitës, pas kërkesës së bërë prej tyre për hetimin disiplinor të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Në përgjigjen e tij, Ibrahimi thotë se e drejta për nisjen procedimit disiplinor i takon Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, dhe deri në krijimin e këtij inspektoriati, procedimi do të bëhet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Pak ditë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë Prokurorisë shprehu moskompetencë lidhur me kërkesën për hetimin e kryeprokurores Arta Marku.

Kjo pasi Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kërkuan shkarkimin e Arta Markut, lidhur me kalimin e një kandidature për të qenë pjesë e KLP.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kërkoi shkarkimin dhe ndjekjen penale ndaj Markut, pasi e kaloi kandidaturën e Bujar Sheshit për të qenë pjesë e KLP, pa pritur verifikimet lidhur me figurën e tij.

Zjarr Tv Ad