Opozita nuk ishte sot në Parlament/Bylykbashi zbulon arsyen

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi u shpreh se situata me rendin kushtetues është dramatike, ndërsa shtoi se kryeministri Rama ka brutalizuar Kushtetutën.

Deputeti demokrat u shpreh se opozita nuk mori sot pjesë në seancën e veçantë në Parlament në kuadër të 25-vjetorit të Kushtetutës pasi e konsideron këtë si “farsë”.

“Situata me rendin kushtetues është dramatike. Vërtetë është një 25-vjetor, por duhet parë në mënyrë kritike. Kushtetuta për shkak edhe të ndryshimeve që ka pësuar që kanë qenë jo të balancuara, mënyra se si Rama ka brutalizuar Kushtetutën vitet e fundit ka bërë që kjo e fundit të jetë gjithnjë e më pak relevante për qeverisjen e shqiptarëve.

Nëse ajo duhet të jetë baza për funksionimin e shtetit, ne e dimë që nuk është kështu më. Kryeministri e ka kthyer qeverisjen në qeverisje kryeministrore, parlamenti nuk është më përfaqësues i vullnetit të sovranit.

Tashmë gjithnjë e më shumë qeveria po preferon të ecë me akte normative duke bërë marrëveshje si ajo e emigrantëve që fillimisht u tha që nuk do vinte në parlament. Nuk mund të ishim farsë në një proces të tillë.

Rama nuk i mohon dot të drejtat kushtetuese të opozitës siç janë komisionet hetimore. Ndërkombëtarët u shprehën po ashtu se komisionet janë mjet kontrollues i opozitës dhe i duhen garantuar opozitës. Të gjitha çështjet që ne kërkojmë të hetohen janë me interes publik pasi hetojnë abuzimin me fondet publike të shqiptarëve”, tha ai mes të tjerash.

Zjarr Tv Ad