Organizuan ceremoni festive/ Gjobë nga 1 mln lekë për 3 pronarët e lokaleve

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre pronarë lokalesh në Shkodër janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë pasi kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar 3 lokale në të cilat ishin organizuar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

‘’Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve E. F. , M. Ç. dhe N. N. masën administrative 1.000.000 lekë secilit’’ informon policia.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Zjarr Tv Ad