Osmani konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e BE: Jam e vetmja që për të shkuar në Bruksel më duhet vizë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e BE-së në Bruksel.

Në këtë Samit do të flitet për Ballkanin Perëndimor e pritet që të diskutohet edhe për librealizimin e vizave për Kosovën.

Në lidhje me këtë, Osmani ka thënë se në këtë Samit, niset me shpresë, por pa pritje të mëdha.

“Unë shkoj gjithmonë atje me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, tha ajo.

Më tej presidentja theksoi se mungesa e liberalizimit të vizve për kosovarët është një padrejtësi e madhe.

Ajo më tej ka përmendure dhe shtetet që e kanë fituar këtë të drejtë para Kosovës edhe pse Kosova kishte plotësuar nëse jo para tyre, së paku krahas tyre.

“Qytetarët nga Ukraina, Gjeorgjia, vende të ndryshme të Amerikës Latine lejohen të udhëtojnë lirisht. Por unë, kam nevojë për vizë për të marrë pjesë në samitin në Bruksel. Është një padrejtësi e madhe: diskriminim ndaj popullatës sonë. Ne jetojmë në një geto”, ka theksuar ajo.

Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, tha Osmani.

Zjarr Tv Ad