Pacolli dhe qytetarët Kosovar fastojnë në Vlorë

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ndodhet në Vlorë për ceremonitë zyrtaretë kremtimit të 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai është nderuar gjithashtu me titullin akadamik, “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës në një ceremoni që u zhvillua mesditën e sotme me praninë e autoriteteve më të larta shtetërore, akademike të Shqipërisë dhe të rajonit të Vlorës.

Titulli i jepet si vlerësim i kontributit të tij me propozime dhe veprime në favor të forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërshqiptar, kontribut që nxit mendimin shkencor kombëtar në këtë drejtim.

Në një prononcim për mediat, Pacolli tha se është i nderuar për këtë vlerësim.

Behgjet Pacolli: Gjithë shqiptarëve kudo qofshin, urime 28 Nëtorin, dita e madhe, ditë feste, ditë e paqes për gjithë shqiptarët, ditë simbolike. Por edhe Vlora këtu vend pelegrinazhi. Titulli do të thotë shumë se e marr nga një Universitet i rëndësishëm dhe për ardhmërinë e vendit, veprat e tyre, kontributin e tyre në ekonominë moderne. Por këtë çmim e marr dhe në ditën e shenjtë, ditën e shqiptarëve, ditën e festës së madhe dhe për mua është një nder shumë shumë i madh.

Ndërkohë në Vlorë ndodhen edhe qytetarë të tjerë të Kosovës për kremtimet e këtij përvjetori.

“Kam ardhur nga Zvicra për të vazhduar tutje për Kosovë për të festuar bashkë festën e flamurit, festat më të shënuara të historisë së kombit, festat e nëntorit”.

“Të kemi ëndrra të realizuara, të kemi mirëkuptim, dashuri mes popujve. Gëzuar të gjithëve!”

 

Zjarr Tv Ad