Padia ndaj Autoritetit të Dosjeve, Meta: Ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike. Nxorri “konkluzione shteruese” pa kurrfarë hetimi objektiv, 7 vendime në 24 orë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat pas padisë penale që depozitoi në SPAK ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, deklaroi se anëtarët e këtij Autoriteti “kanë konumuar të paktën 6 vepra penale”.

Meta e akuzoi Autoritetin se ka nxjerre konkluzione per emrin e ish presidentit pa kryer asnje hetim objektiv, si dhe pas perdorimit te një dosje të padeklasifikuar, në mënyrë të paligjshme.

Anëtarët e Autoritetit, kanë kryer shkelje flagrante të ligjit të tyre funksional. Personat e verifkur në komisonet e mëparshme nuk verifikohen më. Ka në shkelur parimin e sigurisë juridike, pa asnjë kërkese nga asnjë institucion por duke marrë urdhër nga një denoncim anonoim elektronik nis procesin e riverifikimit të ish presidentit, figura më e lartë në hierarkinë e shtetit, e nxjerr cuditërisht konkluzione shteruese pa asnjë hetim objektiv duke marrë 7 vendime në 24 orë kur me procedurë normale do duheshin 6 muaj.

Ilir Rexhep Metaj ishte hetuar nga dy komisione dhe AISDSH. Autoriteti ka nxjerrë konkluzione mbi një dosje të padeklasifikuar, në mënyrë të paligjshme. Ka lidhur me dashje emrin e ish presidentit pa pasur asnjë material dosje të provuar ligjërisht që figuron si bashkëpunëtor, i favorizur apo i prekur.

Ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike. Në asnjë rast e asnjë dokument edhe në ato të falsifikuara pjesë e dosjes së shtetasit F.T nuk ekzistojnë gjeneralitetet Ilir Rexhep Metaj”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad