“Pagova qimet e kokës moj, ç’më del në TV e thotë librat pa lekë?”, banorët e Përrenjasit për çmimet e ushqimeve: Blejmë në Strugë, këtu 10 pako sheqer bëjnë…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rritja e çmimeve ka shkaktuar vëhtirësi të mëdha ekonomike edhe për banorët e Përrenjasit. Në prononcimet e tyre për Fax News, ata janë shprehur se e kishin më lirë të blinin ushqimet në Strugë të Maqedonisë së Veriut sesa në Shqipëri.

Njëri prej banorëve u shpreh se këto çmime ishin të papërballueshme krahasuar me pensionin që ai merrte dhe shtoi se nuk i dilnin as për ilaçe. Më tej ai kishte edhe një kritikë, siç duket për kryeministrin Edi Rama, kur tha se nuk duhet të dilte duke thënë se librat ishin falas sepse kishte paguar sa “qimet e kokës” për t’i blerë për fëmijët.

Banorët:

“Si ore nuk janë rritur, unë mora 10 kile sheqer, 10 mijë lekë, me koli imagjino pastaj kështu me kile. Unë marr 180 mijë lekë pension që kam punuar 25 vjet në ndërmarrje shtetërore, në gjeologji miniera. Çfarë do bëj unë i shkreti me aq lekë?

Unë nuk përballoj dot as ilaçet, lëre pastaj. Librat më thotë pa lekë, pagova qimet e kokës moj ç’më del në televizor e thotë pa lekë? Maqedonia i ka më lirë moj, shkoj atje dhe i marrim shumë më lirë. Nafta me 1400 atje këtu me 2700. Këtu duhet të ikësh natën. Me 180 pension unë nuk i përballoj dot. Më shkoi 540 mijë kurimi i parë me ilace nga farmacia. Më thanë ta coja gruan në Tiranë po thash mos ta coj se ma sjellin me arkivol përpjetë”/faxnews

Zjarr Tv Ad