Pak ditë para 28 nëntorit, 300 flamuj kuq e zi stolisin rrugën drejt Serbisë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup vullnetarësh, kanë vendosur 300 flamuj kuq e zi nga Podujeva në drejtim të fshatrave që çojnë në Merdare, pak ditë para festës së 28 Nëntorit.

Këtë herë, përveç festës së 28 nëntorit, këta flamuj i janë dedikuar të ndjerit, kapitenit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Baki Ejupi, i cili ndërroi jetë pak javë më parë.

Ky i fundit çdo 28 nëntor stoliste Podujevën me flamuj kombëtarë.

Kapiteni Ejupi ishte iniciatori kryesor që Llapi të dukej kuq e zi në festën e kombit shqiptar, ku çdo 28 nëntor stoliste Podujevën me flamuj kombëtarë.

Në nderim të veprës së tij, kjo iniciativë ka vazhduar edhe për këtë 28 nëntor, e mbështetur nga shoqata e veteranëve të luftës të Llapit dhe nga banorë të tjerë.

Zjarr Tv Ad