Ambasadori rus në Beograd: Nuk është koha e përshtatshme për bisedime Kosovë-Serbi

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, ka thënë se tani nuk është situata më e favorshme për të vazhduar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mund të them se tani është situata më e favorshme për të rinisur bisedimet. Dhe ky vlerësim është krejtësisht objektiv, sepse Rusia, sikurse edhe unë, ka dëgjuar ndonjëherë disa akuza në llogari të Rusisë se Rusia dëshiron t’i pengojë bisedimet”, tha Bocan-Harçenko në një intervistë për televizionin publik serb.

Duke u përgjigjur në pyetjen se kush e ka akuzuar Rusinë, ai tha se ka pasur të tilla diskutime dhe se nga Prishtina ka dëgjuar deklarata se Rusia nuk dëshiron të ketë bisedime dhe nuk ka dëshirë që të zgjidhjet përgjithmonë çështja e Kosovës.

“Kjo deklaratë ka ardhur në adresë të Rusisë e cila gjithmonë ka mbështetur zgjidhjen e kësaj çështjeje më shumë sesa partnerët nga vendet perëndimore”, shtoi Harçenko, transmeton Koha.net.

Ambasadori rus në Beograd tha se arsyeja përse nuk është kohë e favorshme për vazhdim të bisedimeve është fakti se në Kosovë ende s’janë formuar, siç tha ai, “organet e përkohshme qeverisëse”.

“Ende s’janë formuar organet e përkohshme qeverisëse, dhe tani, sipas mendimit tim, nuk ka negociator, por më e rëndësishmja, nga ana e Prishtinës nuk ka pasur asnjë veprim, asnjë hap drejt përmbushjes së kërkesave të arsyetuara të Beogradit, mbi të gjitha mendoj për taksat, doganat”, tha ambasadori rus.

“Pas parasysh se situata është mjaftë e vështirë, kam dyshime të mëdha se ky problem mund të zgjidhet për disa muaj apo për një vit. Është vështirë të imagjinohet kjo”, përfundoi Bocan-Harçenko.

Zjarr Tv Ad