Paketa anti-shpifje/ Eurodeputeti: Nëse kalon, rrezikon nisjen e bisedimeve për anëtarësim

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eurodeputeti suedez David Lega, i cili është edhe anëtar i Komitetit për Çështjet e Jashtme dhe të Drejtat e Njeriut, ka reaguar përsëri në lidhje me dy ligjet që pritet të kalojnë sot në Parlament, të bashkuar në ‘paketën anti-shpifje’.

‘Grupi i Partive Popullore Europiane dhe Parlamenti Europian besojnë fort në hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Sidoqoftë vendi duhet të përmbushë kriteret e Kopenhagenit, që janë bazike dhe një standard minimal për një vend kandidat’, shkruan Lega në Twitter.

 ‘Nëse administrata Rama miraton legjislacionin plenar në formën ekzistuese do të rrezikojë seriozisht mundësitë e nisjes së bisedimeve. Ata duhet të përmbushin rekomandimet e Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës’.

Image

Të martën, Kryeministri Rama tha se projekti është realizuar pas një të përbash kët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës.

Por A2 ka mësuar se numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka depozituar në Kuvend disa amendamente që ndryshojnë draftin e miratuar mbrëmë në Komisionin e Medias.

Një nga pikat më të debatuara, ku OSBE sugjeron që pagesa e gjobave nga ana e mediave të bëhet vetëm pasi të jetë shprehur gjykata, mund të jetë një nga amendamentet e dërguara në Kuvend nga Balla.

Zjarr Tv Ad