Paloka ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Po të mos ishte djali i Kristaqit sot do ruante çadra

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një interviste në News24, Paloka tha se çdo shqiptar duhet të bëhet bashkë për të larguar regjimin, teksa theksoi se qëllimi i vetëm i kryeministrit me shembjen e “Prestige Resort” ishte të mbyllte gojën e medias së lirë.

Paloka: “Po të mos ishte djali i Kristaq Ramës do të ishte duke ruajtur çadra duke bredhur rrugës me Ver Llapës. Për fat të keq këtë të çmendur e kemi kryeministër. Kushdo sot duhet të tundë kambanë alarmi. Nesër do ti vijë radha dikujt tjetër. I kemi parë që po vazhdojnë të ndërtojnë edhe kundër ligjit. Por rasti konkret është rast hakmarrës. Pra të mos guxojë kush nesër të më dalë kundër. është akt hakmarrës i bërë me qëllim. Sot nuk është çështja vetëm tek ajo që ndodhi me Prestige Resort’, ky njeri qëkur ka ardhur në pushtet ka bërë të njëjtën gjë. Si frenohet? Si frenohet një i çmendur,? Vetëm duke u bërë bashkë dhe duke i thënë ndal. Sa më shumë mendon që ka pushtet që më shumë i duket vetja i fuqishëm dhe aq  më arrogant bëhet.”

Zjarr Tv Ad