PAMJET/ Policia bëhet “gardh” në Kashar, qindra fansa të Luiz Ejllit me dron, fishekzjarre e muzikë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qindra fansa të këngëtarit Luiz Ejlli, banor i Big Brother Albania, janë mbledhur në ambientet e jashtme të shtëpisë më të famshme në Shqipëri në mbështetje të konkurentit të tyre të preferuar.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, ka dronë, fishekzjarre dhe muzikë në mbështetje të Ejllit, i cili prej puntatës së fundit ka fituar zemrat e publikut.

Ndërkohë, patrulla të Policisë së Tiranës janë parë në Kashar, duke mos lejuar fansat e Luiz Ejllit të afrohen pranë mureve të shtëpisë së Big Brother. Kjo ka zgjatur vetëm 30 minuta, pasi fansat kanë mundur të futen përmes një toke aty pranë.

Produksioni nga ana tjetër i ka futur brenda në living room të gjithë banorët dhe ka mbyllur dyer. Perdet po ashtu janë të zëna që konkurentët të mos shikojnë se çfarë ndodh jashtë dhe muzika është “në kupë të qiellit”, që të mos dëgjohen thirrjet dhe brohorimat nga jashtë.

Zjarr Tv Ad