Panairi i Verës në Serbi, Haradinaj s’i kursen kritikat për Kurtin dhe Ramën: Në Beograd promovohet, në Kosovë dënohet me mungesë të energjisë elektrike

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kritikuar ceremoninë e zhvilluar ditën e sotme në Serbi në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Verërave, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Edi Rama, në kuadër të nismës “Open Balkan”. Haradinaj shkruan se Kosova ka qenë shumë hapa para Serbisë sa i përket prodhimit të verërave.

Statusi:

Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave. Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë.

Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal. Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i “Hardh Fest”. Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën.

Zjarr Tv Ad