“Si ndihesh sot që t’i këputën krahët”?, banorët e 5 Majit mesazh për Nanon pas shkarkimit: Shihemi në kujtime drejtor, ishte një makth i keq!

0
14899
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një prej banorëve të zonës së 5 Majit në Tiranë, ka dërguar një mesazh për Gledis Nanos menjëherë pas shkarkimit të këtij të fundit nga posti i drejtorit të policisë. Mes të tjerash, në mesazhin shkruar banori e pyet Nanon sesi ndihej sot pasi “fuqitë e mëdha” vendosën për fatin e tij.

Mesazhi i Plotë i banorit drejt Nanos:

“Me thuaj Zoti Drejtor ! Si ndihesh sot ?
Si ndjehesh sot qe ti ‘keputen ‘ krahet ?
Si ndjehesh sot kur kriminelet te bejne koke turku ?
Si ndjehesh sot kur kerkove ndihme dhe nuk e more?
Si ndjehesh sot kur gjithcka qe ke mesuar ne jete eshte e drejta dhe e kuptove qe vetem e drejta nuk egziston !
Me thuaj Drejtor si ndjehesh sot qe te hyn ne ‘hak’ ?
Me thuaj Drejtor si ndjehesh sot kur deri dje ndiheshe i fuqishem dhe i motivuar per te bere te mira ne kete shoqeri dhe sot te ‘fiken’?
Me thuaj Drejtor si ndjehesh sot qe nuk bere ate mendoje se ishte e drejte sepse te urdheruan ?
Me thuaj Drejtor si ndjehesh sot qe ‘fuqite e medha ‘ vedosin per fatin tend ?
Shihemi nkujtime Drejtor se ky ishte vecse nje makth i keq !
Nga Banori i 5 majit “

Dhjetëra banesa në zonën e 5 Majit u shembën në fillim të këtij viti. Pavarësisht rezistencës së banorëve, policia nuk i la këta të fundit që të pengonin shembjen e banesave të tyre.

Burimi:Faxweb.al

Zjarr Tv Ad