‘Pandora Papers’, gazetari: 3.6 milion euro nuk i ka marrë Vasil Kallupi, ato janë rryshfeti për firmosjen e kontratës

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Letrat e “Pandora Papers” zbuluan dje një prej kompanive shqiptare me administrator Vasil Kallupin, i cili kishte kaluar në firmën e tij në parasjë fiskale 3.6 milion euro si konsulencë për dy firmat që do të ndërtonin linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

Por gazetari Artan Hoxha thotë se biznesmeni Vasil Kallupi, nuk është përfituesi i kësaj shume parash. Sipas tij, 3.6 milion eurot janë rryshfeti që një politikan apo drejtor ka marrë për firmosjen e kontratës në fjalë.

Hoxha tha në “AbcNews” se autoritetet duhet të thërrasin Vasil Kallupin dhe ta pyesin për çështjen në fjalë.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha:

Në fillim ne e penguam interkonjeksionin, e fitoi një kompani kroate, atëherë e kishte LSI. Tenderi është i ndarë në dy lote, në Kosovë i është dhënë kompanisë kroate, dhe në Shqipëri u anulua për kompaninë kroate dhe iu dha një kompanie boshnjake. Ke ministrin e Kosovës, Fadil Ismaili dhe drejtori energjitik. Çfarë lidhje ka kjo me Pandora Papers, ne jemi marrë me atë fondin 3.6 milion euro nuk i ka marrë Vasili. Nuk është vasili pas kësaj historie, pas Vasilit fshihet një peshk i madh aty. Këto para janë paguar rryshfet për një politikan që ka firmosur kontratë aty. Si ka mundësi kjo kompani e vogël e biznesmenit shqiptar i jep konsulencë dy kompanive të mëdha ndërkombëtare. Janë gjurmë të një korrupsioni, por nuk na kanë çuar te ujku. Po të ndjekësh gjurmët e kësaj historie, do të të çojnë te ujku. Vasili ka marrë komisionin për punën që ka bërë, por jo paratë. Edhe Vasil Kallupi është në atë ceremoni aty. Por ne na duhet kush është ministri, drejtorët e OSHEE, edhe të Kosovës se ata e kanë firmosur. Kjo është ajo që na intereson. Kolegët tanë gazetarë, deri këtu mund të shkojnë, na duhet ajo pjesa tjetër. Autoritetet tona kanë mundësinë ta thërrasin biznesmenin dhe gruan e tij, dhe t’i thonë trego shokët.

Zjarr Tv Ad