Pano Soko ia numëron të gjitha në sy Erion Braçes: Do shihemi në gjyq

0
406
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Themeluesi i “Nisma Thurje” Pano Soko, i është përgjigjur flakë për flakë komentit që që Erion Braçe e ka quajtur hajdut. Shkak për këtë debat, është bërë çështja lidhur me tërmetin e 26 nëntorit, si dhe rindërtimi. Pano Soko i vendosur për t’ja numëruar të gjitha në sy Braçes, ku në fund ka thënë se do ta hedhë në gjyq, pavarësisht se e din që nuk do ta fitojë gjyqin.

Komenti i plotë

Më paska akuzuar Erion Braçe si hajdut dhe mashtrues…🤦🤦🤦

Zv.Kryeministri i qeverisë që KLSH-ja i ka kapur 7 miliardë Euro shkelje të disiplinës financiare, më ka akuzuar mua si hajdut.

Zv.Kryeministri i konçesionit të inceneratorëve, ku iu paguan një kompanie 15 milionë Euro, pa bërë asnjë kokërr pune, më ka akuzuar mua si hajdut.

Zv.Kryeministri i koncesionit të sterrilizimit, ku për një set kirurgjikal ne paguajmë minimalisht 100€, ndërsa në Gjermani paguajnë 2.4€, më quan mua hajdut.

Zv.Kryeministri i tenderit të unazës me 20 milionë €/km, që u morr vesh deri në SHBA që ishte vjedhje, më quan mua hajdut.

Dhe imagjino skenën. Erioni është duke shkruar në kompjuter statusin për mua ku më shan hajdut dhe aty përpara ka fletën ku sapo ka firmosur VKM për konçesionin e ri Milot-Fier 1.5 miliardë € dhe ku do t’i detyrojë shqiptarët të paguajnë 20 mijë lek të vjetra për të kaluar aty.

Dhe pak më tej ka shkresat për ligjin e metrologjisë që do t’i hapi rrugën konçesionimit të plotë të metrologjisë..

Etj.etj.etj..se janë shumë shkresat që Braçe ka në tavolinë..

Dhe ky Zv.Kryeministër ka guximin dhe hap gojën dhe akuzon hajdut dikë?? Çfarë guximi? Sa i pacipë duhet të jesh?😯🤯

Këta të lënë pa tekst!

Më quan dhe mashtrues..🤦🤦

Njeriu që në 2013 iu thërriste fermerëve të Divjakës “A doni ju naftën pa taksa? Ne do ta bëjmë naftën pa taksa”. Dhe vetëm një vit më vonë, iu rriti taksat naftës me 240 lek të tjera.

Njeriu që në 2013 premtonte 300 mijë vende pune dhe shëndetësi falas, dhe pas 7 vjetësh degëdisi 400 mijë shqiptarë në Gjermani bashkë me gjysmën e mjekëve në vend.

Ky më akuzon mua mashtrues??!!!🤦🤦🤦

Thotë ka tre muaj që ka filluar ndërtimi i shtëpive. Po 35 ditë kërkon një shtëpi për t’u ndërtuar, tha zv.ministri dje, ç’ne s’kanë mbaruar ato shtëpitë akoma, meqë kanë 3 muaj??

Se këta bien vetë brenda tek ato që vetë i thonë. Janë të paparë!

Erion, unë jam hajdut e pranoj. Jam hajdut i jetës së tim biri. Se, po të lë akoma ty dhe kufomat e tjera që e rropët këtë vend për 30 vjet me radhë, të vazhdosh të vjedhësh jetët e njerëzve.

Po vazhdoj të të lejoj, që pasi më vodhe jetën mua, t’ia vjedhësh dhe tim biri. Dhe kjo më bën bashkëpunëtor në krim.

Por që s’kam ndërmend të të lejoj për shumë gjatë, të siguroj për këtë.

P.S.Ti nuk më ke përmendur me emër në statusin tënd, sepse ke frikë se po të hedh në gjyq për shpifje.
Por,gjithsesi, unë do të të hedh prapë në gjyq për shpifje. E di që s’do ta fitoj, se ti s’e ke përmendur emrin. Por s’mund t’ia mohoj vetes kënaqësinë kur të të shoh ty apo avokatin tënd që, duke u përdredh si larvë, i thotë gjykatësit “Jo nuk e kam pasur me z.Soko. Ja s’ka prova që e kam pasur me z.Soko, se s’ja kam përmendur emrin.”🤣🤣

Ça kënaqësie…

Zjarr Tv Ad