Ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur në lidhje me emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme.
Murrizi deklaroi se qytetarët shqiptarë me emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm presin kapitullimin e rrokadave me emra monotonë, ku të njëjtët titullarë të policisë lëvizin sa në një qark në tjetrin.
“Sa do jetë Balla i zoti, ai është numri dy i PS-së, edhe pse me letra është Gjiknuri, pasi kreu i grupit parlamentar ka akses pas kreut të partisë. Sa do jetë në gjendje të prishë çerdhen që prej më shumë se 10 vjetësh bëhet një rrokadë, si lëvizja e mobilieve në shtëpi. Këtë fenomen kam vënë re në 10 vite te lëvizjet e brendshme brenda policisë. Janë 15 emra që në pjesën më të madhe figurojnë në zyrën e SHISH, janë penguar të marrin certifikatat e sigurisë. Janë po ata njerëz”, deklaroi ish-deputeti.