Korreshi: Ahmetaj është peshku i madh, por nuk është peshkaqeni

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi deklaroi se hetimi i SPAK për Arben Ahmetajn është aq i imtësishëm sa do mund të nxjerrë në pah të gjitha lidhjet e ish-zv.kryeministrit me personat që zotërojnë inceneratorët.

Gjatë një interviste televizive Korreshi u shpreh se në dosjen e Ahmetajt bëjnë pjesë dhe theksohen edhe shumë eksponentë të tjerë të PS, kryetarë bashkish dhe deputetë.

Ndër të tjera deputeti demokrat nënvizoi se sipas ti Ahmetaj nuk është peshku më i madh në këtë dosje, pasi ka edhe njerëz me më shumë pushtet se ai.

“Nuk është vetëm Ahmetaj i përfshirë në këtë dosje. Ka shumë kryetarë bashkish, ish-kryetarë, deputetë, shumë deputetë të majtë. Rezultatet e para u dhanë me Alqi Bllakon dhe të tjerët, sot është Ahmetaj. Ata kanë tentuar të prishin provat me dëshmitarët. Ahmetaj është peshku i madh, por nuk është ai peshkaqeni, ka peshkaqenë. S’mund të kalohen aq vendime të këshillit të ministrave të hartohen brenda ditës, të çohen në komision drafte vetëm. Ka peshkaqenë rrugës kjo dosje”, tha Korreshi.

Zjarr Tv Ad