Majlinda Bufi drejt arrestimit? SPAK kërkon videot e skandaleve të kryebashkiakes

0
1231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Majlinda Bufi mund ti shtohet listës së gjatë të kryebashkiakëve socialistë që kanë përfunduar pas hekurave.

Ndaj saj ka një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme pas një videoje të shfaqur në një emision investigativ pak muaj më parë, ku kryebashkiaja e Roskovecit shihej teksa i bënte presion me shkarkim nga puna një sanitareje për arsyen se kishte marrë pjesë në një miting të opozitës.

Në media është publikuar një dokument që mban firmën e kreut të SPAK Altin Dumani dhe prokurorit Klodian Braho, ku kërkojnë nga televizioni ku është publikuar emisioni në fjalë, pamjet e transmetuara në 5 Maj. Një muaj më pas, në SPAK u paraqitur për të dëshmuar punonjësja e kërcënuar nga Majlinda Bufi.

Po kështu, në dokumentin e prokurorisë dërguar televizionit që mban datën 7 Korrik, kërkohen edhe pamjet e një audio-përgjimi të dytë të Bufit të publikuar më 12 Maj, ku kryebashkija i kërkon llogari një qyterari pse kishte shprehur mbështetje në rrjetet sociale për rivalin e saj në zgjedhjet lokae të 14 Majit. Madje e urdhëron të mos ushtrojë të drejtën kushtetuese të votimit.

Pas publikimit të videos së parë, Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së bashkisë së Roskovecit. Opozita e akuzon Bufin për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Në kallëzim shpjegohen shkeljet që sipas PD, kryebashkiakja e Roskovecit ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht – shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe. Më tej në kallëzim, që bazohet në emisionin investigativ “Piranjat” në SYRI TV, thuhet se Majlinda Bufi diskriminon arsimtaren Dhurata Malka për shkak të bindjeve politike dhe intimidon sanitaren në shkollën e fshatit Suk.

Zjarr Tv Ad