“Kush ka qenë pronari i vërtetë?”/ Andi Bushati: Sot mbrojnë Edin dhe shajnë Benin të gjitha ato media që kanë marrë miliona nga inceneratorët

0
529
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti dhe gazetari i njohur Andi Bushati ka komentuar vendimin e maxhorancës, por edhe raportimin mediatik për rastin e lejimit të arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati thekson se shumë media shajnë Arben Ahmetajn dhe mbrojnë Edi Ramën, ndërkohë që sipas tij këto janë mediat që morën miliona nga inceneratorët.

Analisti ngre pikëpyetjen se kush la qenë pronari i vërtetë i inenceratorëve, duke qenë se Ahmetaj i cili akuzohet për këtë aferë, po sulmohet nga mediat që morën miliona nga djegësat në vend.

“Një gjë më bën përshtypje: sot mbrojnë Edin dhe shajnë Benin të gjitha ato media që kanë marrë miliona nga inceneratorët.

Prandaj lind pyetja: kush ka qenë pronari i vërtetë?

Apo dhe këto media i ushqente Ahmetaj me mollë dhe dardha pas shpinës së shefit,” shkruan Andi Bushati.

Zjarr Tv Ad