Paralajmëron Baton Haxhiu: Do pësojnë fatin e zotit Dako shumica e atyre që …

0
220
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin “Opinion” se thuajse të gjithë politikanët me dosje në SPAK do të ketë fatin e Vangjush Dakos. “Dako është një lloj modeli i këputjes së qafës së miteve të paprekshmërisë së njerëzve që qëndrojnë vertikalisht këtu tek ne”, tha Haxhiu.

Pjesë nga intervista

Haxhiu: Do pësojnë fatin e zotit Dako shumica e atyre që kanë dosje penale në SPAK.

Fevziu: Njerëz të rëndësishëm politik po flasim.

Haxhiu: Ata të kaluar dhe këta të tashmit. Dhe nuk janë pak. Dako është model më shumë i një presioni publik që vjen nga prokuroria dhe gjykata, i një modeli të presionit që vjen edhe nga publiku dhe realisht është një lloj modeli i këputjes së qafës së miteve të paprekshmërisë së njerëzve që qëndrojnë vertikalisht këtu tek ne.

Fevziu: Parashikon stinë të nxehtë…

Haxhiu: Nuk do të ndalet. Ma beso, nuk do të ndalet.

Zjarr Tv Ad