Paralajmëron Karamuço: SPAK gati të ndalojë eksponentë të lartë të PS

0
489
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbuloi se do të ketë arrestime të tjera nga grupi i politikanëve socialistë.

Gjatë emisionit “Top Story”, Karamuço deklaroi se politikanët aktivë në selinë rozë kanë dalë zbuluar në përgjimet e ‘Sky ECC’.

Ervin Karamuço: “Përpara 10 ditësh i thash Babaramos që Sky ECC do të ketë politikanë që do të vihen në pranga, kur më tha aman. Në Sky ECC do të ketë arrestime të tjera të politikanëve, po flas të majtë, të cilët vitet e fundit janë përzierë si rasti konkret në shumë ngjarje. Politikanë aktivë të së majtës do të arrestohen. Është një vështirësi shumë e madhe për t’i konkretizuar me prova të tjera, kur të konkludohet do të arrestohen. Por ka edhe të shpejtë, mund të ndodhin edhe shpejt. Është një periudhë që është punuar dhe vetëm punuar.”

Zjarr Tv Ad