“Parandaloni blerjen e votave”, ambasada e SHBA takim me kreun e KQZ

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është takuar me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Celibashi, i cili ka theksuar se në fokus të takimit kanë përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit.

“Identifikimi biometrik, votimi elektronik, lista e zgjedhësve, dokumetet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjes së votës & mashtrimit në zgjedhje, patën fokusin e diskutimit me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në takim e sotëm në KQZ. Së bashku me Nënkomisioneren Pleniku prezantuam ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Krijimi i besimit të të gjithë aktorëve në integritetin e procesit zgjedhor, sfidë për KQZ.”, tha Celibashi

Zjarr Tv Ad