“Parlamenti është kthyer në teatër kukullash”, Alizoti: Fikën dritat sikur të jemi kopsht fëmijësh

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, i cili mori pjesë në bllokimin e seancës plenare ditën e sotme në Kuvend është shprehur për mikrofonin e News24 se parlamenti nuk është funksional.

Alizoti u shpreh se është e turpshme që të fiken dritat në një institucion si Kuvendi “si të jetë një kopsht fëmijësh”.

Ai tha se Parlamenti në Shqipëri sot nuk po funksionon dhe se mazhoranca po përcakton kush është opozita në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe po zhbën komisionet hetimore.

Alizoti shtoi se vendimi për përjashtimin e tij dhe 25 deputetëve të tjerë është i turpshëm pasi protesta e sotme ishte simbolike dhe nuk kishte akte të natyrës së dhunshme.

“Është e turpshme që në një institucion të tillë të fikin dritat sikur është kopsht kalamajsh, Ka një seriozitet në këtë punë. Vetëm fëmijët fikin dritat. Kjo tregon psikozën e një njeriu dhe një grupi njerëzish që kanë kuptuar se pushteti merret duke qenë servil.

Parlamenti në Shqipëri nuk funksionon. Si sot demokracia në vend nuk ka qenë asnjëherë. Mazhoranca po përcakton kush është opozita në komisionin e Reformës Zgjedhore. Komisionet hetimore nga ana tjetër janë shumë të rëndësishme.

Në momentin që këto zhbëhen parlamenti nuk është funksional. Është një godinë që është kthyer në teatër kukullash, ku fiken edhe dritat. Turp kushdo që e ka bërë përjashtimin tonë. Protesta sot ishte simbolike. Nëse ka dhunë apo akte të ngjashme le të ketë përjashtim, por për një simbolikë është marrëzi të përjashtohen deputetët”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad