Partia Demokratike cakton Mark Markun si drejtues politik në Lezhë…

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mark Marku, është caktuar si drejtues politik në Lezhë.

Partia Demokratike, Markut së fundmi, i kishte besuar një vend mes anëtarëve të vlerësimit të kandidaturave për deputetë, në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjithashtu, ai ka qenë dhe më herët deputet i kësaj force politike. Në Lezhë, Marku do të ketë përballë deputeten socialiste, Lindita Nikolla.

Deri më tani PD, ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë në Shkodër, ku do të jetë Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës.

Zjarr Tv Ad