PD i është përgjigjur Veliajt dhe publikon listën e ndërtimeve, kur Lulzim Basha ishte…

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratave të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur se; kur kreu i demokratëve, Lulzim Basha, drejtonte bashkinë nuk ka punuar për Kryeqytetin, vjen edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar listën e plotë të godinave, që janë ndërtuar dhe janë rehabilituar, gjatë kohës që Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Tabakut, gjatë viteve 2011-2015-të, në Tiranën e drejtuar nga Basha, u ndërtuan dhe u rehabilituan 48 kopshte, shkolla dhe çerdhe.

Ndër të tjera, Tabaku thotë se; “Ky i Ramës dhe i Veliajt është shteti i FB dhe i projekteve në 3D. Është modeli i qeverisjes duke hedhur baltë mbi kundershtarin sepse kjo është alternativa e fundit mbetur pas 8 vitesh deshtime në çdo fushë.”

Reagimi

Gjatë viteve 2011-2015 në Tiranën e drejtuar nga Lulzim Basha, u ndërtuan e rehabilituan 48 kopshte, shkolla e çerdhe.

Për të gjithë sojin e propagandes dhe lakejtë e tyre më poshtë është e publikuar lista e plotë e godinave që u ndërtuan dhe rehabilituan sikundër u lanë në proces dhe dhjetëra të tjera si “Qemal Stafa” apo “Eqerem Çabej”.

Këto janë të vërtetat që Edi Rama dhe kopja e tij pa ngjyra, në bashkinë e betonizuar nuk i mbulojnë dot me gjithë makinerinë e madhe të propagandës që kanë në dispozicion. Shkollat, kopshtet apo çerdhet janë aty ndërsa dokumentacionet në bashkinë e Tiranës. Qytetarët e Tiranës janë dëshmitarët e të gjithë investimeve tona, në bashkinë e drejtuar nga Basha.

Ky i Ramës dhe i Veliajt është shteti i FB dhe i projekteve në 3D. Është modeli i qeverisjes duke hedhur baltë mbi kundershtarin, sepse kjo është alternativa e fundit mbetur pas 8 vitesh deshtime në çdo fushë.

Ka ardhur koha të ndryshojmë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha t’i rikthejmë Shqipërisë njerëzit e saj; t’ua kthejmë qeverinë qytetarëve. Ka ardhur koha ta çojmë Shqipërinë drejt rrugës së suksesit dhe standardeve të larta të jetesës.

Qeveria jonë do të kujdeset për të ardhurat e qytetarëve, jo për për të trefishuar pasurinë si këto që po ikin!

 

Zjarr Tv Ad