Partia e Lirisë ndërmerr katër nisma ligjore për të mbështetur pensionistët në Shqipëri, ja cilat janë

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se PL ka ndërmarrë katër nisma për të mbështetur pensionistë në Shqipëri.

Nismat kanë të bëjnë me propozimin e dy amendamenteve dhe dy kërkesave ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i plotë:

4 Nismat ligjore që do të ndërmarrë Partia e Lirisë për të mbështetur pensionistët në Shqipëri:

-Propozimi i Amendamentit në ligjin e pensioneve për një përfitim në përputhje me masën e kontributit të atyre punonjësve, të cilët kanë kontribuar në skemën e pensioneve në më pak se 15 vite. Edhe sikur 1 vit të ketë kontribuar një qytetar i Republikës së Shqipërisë në skemën e pensioneve, duhet të përfitojë për atë vit.

-Propozimi i Amendamentit në ligjin e pensioneve për një ndryshim të llogaritjes së indeksimit të masës së pensioneve duke konsideruar rritjen e çmimeve të artikujve ushqimorë.

-Do t’i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese të gjykojë mbi shkeljen e ligjit të pensioneve nga qeveria për mosindeksimin e masës së pensioneve në përputhje me ligjin përkatës.

-Do t’i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese, mbas këtij gjykimi, rimbursimin e plotë të pensionistëve për rritjen e munguar ndër vite në periudhën 2013-2023.

Zjarr Tv Ad