“Partia e Lirisë nuk do kandidojë në asnjë bashki kryesore”/ Meta: Çdo kandidat që nuk është i shitur, mund të fitojë përballë Rilindjes

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Meta ka deklaruar se Partia e Lirisë nuk do të kandidojë në asnjë bashki kryesore në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një intervistë për “Faxneës”, Meta deklaroi se kjo do të bëhet për t’i hapur rrugën Partisë Demokratike duke qenë se ata kanë marrë përsipër edhe zhvillimin e procesit të primareve.

Ndërsa përsa i përket kandidatit më të mirë, Meta deklaroi se personat që nuk janë të shitur, kanë mundësinë më të madhe për të fituar përballë Rilindjes.

Meta: Për të gjetur mënyrën për zgjedhjen e kandidatëve fitues dhe për të kordinuar forcat opozitare. Është një betejë vendimtare për opozitën, për vetë Partinë Demokratike. Qëllimi kryesor si PL është rikthimi i fuqishëm në parlamentet lokale. Kjo do të ndodhë. Këshillat Bashkiakë duhet të jenë Parlamente lokale. Duhet të garantojnë që të dëgjohet interesi i qytetarëve. Të mbrohet çdo qindarkë e qytetarëve në pushtetet lokale. Primaret në parim janë ide shumë e mirë. Mbetet e rëndësishme përgjegjësia e PD-së të garantojë procesin efektiv.

Gazetarja: Kush mund të jetë më i përshtatshëm, figura politike apo nga shoqëria civile?

Meta: Çdo kandidat i pashitur dhe i parezervuar nga Veliaj dhe Rama, e fiton Tiranën. Situata e Tiranës është mjaft katastrofike në përkeqësim të shërbimeve,
ndotjes së mjedisit, transportit, trafikut dhe të çmimeve e taksave. Kështu që çdo kandidat që është i pashitur dhe i paprenotuar. Makineria e Ramës funksionon duke blerë persona në opozitë. PS-ja është 20 hapa para prej 10 vitesh, përpara PD-së. PD duhet të shkëputet nga këto vonesa për përgatitjen e zgjedhjeve.

Njerëzit duan kohë që të njihen me kandidatët. Nëse opozita është e vendosur për ta fituar Tiranën, Durrësin, Elbasanin, ato janë të fituara që sot.

Gazetarja: Janë këto disa nga zonat ku Partia e Lirisë mund ta bëjë diferencën.

Meta: Partia e Lirisë nuk do kandidojë në asnjë nga bashkitë kryesore. PL do bëjë diferencën me votë siç e ka bërë gjatë gjithë historinë. Nuk merr përsipër të kandidojë, duke qenë se PD ka shpallur primaret.

Zjarr Tv Ad